|
Pespa Group Profili
E themeluar ne vitin 1995 me misionin e zhvillimit ne fushen e aluminit dhe te standartizimit e kesaj fushe, per te ofruar me te miren dhe cilesoren ne Gadishullin e Ballkanit dhe me gjere, ne Europe. Me vizionin per tu bere lider dhe partner serioz ne kete fushe, vazhdon te punoje pa pushim per realizimin e strategjive te veta. Ne qender te vemendjes eshte klienti dhe partneret, duke u bazuar te politika per burimet njerezore me qender njeriun profesionist dhe objektiva te qarta dhe reale drejt tregut Ballkanik dhe Europian, perdite e me shume hidhen hapa drejt ketyre objektivave te kompanise. Kompania eshte e hapur ne qellimet e veta duke ofruar trajnime, kualifikime profesionale dhe asistence per te gjithe ata bashkpunetore qe deshirojne te jene partnere te “PESPA GROUP”. Duke u bazuar gjithmone vetem ne lende te para te certifikuara, duke rritur standartet e produkteve me teknologji bashkohore dhe nje staf te kualifikuar, ne garantojme tek klientet tane produkte te certifikuara dhe standarte europiane. Sot "Pespa Group" eshte prezent me distributoret dhe filialet e saj ne: Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Turqi dhe se shpejti ne Angli. "Pespa Group" eshte gjithmone prane jush e gatshme per partneritete dhe projekte serioze. |